Unay Emery (trajner i A.Villa):
“Juventus është shumë i fortë në mbrojtje, jo vetëm me top por edhe pa të. Ata po ndërtojnë një ekip që përpiqet të ruajë kontrollin e ndeshjes, duke qëndruar mirë në prapavijë. Pa Vlahovic mund të ndryshojë diçka. Janë shumë të fortë në mbrojtje, jo vetëm në lojën me top, por edhe pa të. Ata po përpiqen të ruajnë qëndrueshmërinë dhe përpiqen të dominojnë lojërat me topin, ndërsa në mbrojtje përpiqen të jenë gjithmonë të pozicionuar mirë.
Në valle janë tri pikë shumë të rëndësishme, por edhe nëse nuk fitojmë, të marrim një pikë është mirë sepse në tabelën e renditjes jemi në pozicionet e para. Duam të shkojmë në raundin tjetër dhe nëse fitojmë ndoshta ne mund të jemi pretendent për të siguruar dicka të tillë. “Më pëlqen shumë ky format i Champions. Mendoj se shumë skuadra mund të kenë më shumë kohë për të korrigjuar disa gabime. Natyrisht ne po shikojmë klasifikimin. Disa skuadra po luajnë shumë mirë dhe janë surprizë në pozitat e para, ndërsa skuadrat e tjera nuk janë konsistente për momentin.
Pau Torres (lojtar i A.Villa):
“Mendoj se bardhezinjë janë favorite për këtë takim të vlefshëm për javën e 5-të të fazës së ligës. Nga ana jonë duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të organizuar, veçanërisht në aspektin mbrojtës mbrojtës. Mungesa e Vlahovic? Ai padyshim është një nga sulmuesit më të fortë në Evropë. Mirëpo edhe nëse ai nuk është në sulm, do të thoja se nuk ka shumë rëndësi, sepse Juventusi është një ekip me shumë alternativa të mira në repartin e avancuar. Megjithatë, ne jemi gati për këtë sfidë dhe kemi punuar shumë për t’u përgatitur dhe për të gjetur një fitore që na ka munguar prej kohësh. Jemi gati për të dhënë më të mirën tonë e për t’u afruar me kualifikimin!”.
Thiago Motta (trajner i Juventus):
“Jemi mjaft të vetëdijshëm për vlerën e anglezëve dhe vecanërisht të trajnerit të tyre, Unai Emery. Ne shkojmë në fushë të kujdesshëm dhe të përqendruar, por mbi të gjitha të përulur në përballjen me një ekip të fortë sic është Aston Vila. Kemi përballë një kundërshtar, që është i rrezikshëm, sidomos në kundërsulme. Duhet të jemi të fokusuar në punën tonë në mbrojtje dhe të mos u lëmë hapësira atyre për të sulmuar në mesfushë.
Deri tani, po më pëlqen ky format i ri i CHampions Ligës, pasi përballemi me ekipe të ndryshme dhe mënyra se si punojmë është e ndryshme. Ne i përgatisim ndeshjet ndryshe dhe gjithashtu kuptojmë mirë edhe nivelin tonë. Jemi të fokusuar të përballemi me një ekip të madh, por jemi edhe të vendosur të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Dëmtimet e shpeshta të lojtarëve nuk janë të rastësishme, por s’ka kuptim të bëhen polemika në këtë moment, pasi duhet të mendojmë vetëm për të arritur rezultatet që duam. Tek ekipi im ka treguar se janë të gjithë lider, pavarësisht se kush e mban shiritin e kapitenit. Ndaj Aston Vilas do të doja të gjeja një vazhdimësi të kësaj fryme”
Andrea Kambiaso (lojtar i Juventus):
“Kam marrë një goditje kundër Milanit dhe për këtë arsye ndiej një shqetësim të vogël fizik. Megjithatë jam gati ta luaj këtë ndeshje të Champions Ligës. Besoj se do të jetë një përballje e bukur dhe jam i lumtur të marr përgjegjësinë e duhur, për të sfiduar një kundërshtari të nivelit shumë të lartë, sic ne e konsiderojmë Aston Vilan. Personalisht dua të përmirësohem dhe të rritem çdo ditë në radhët e këtij Juventusi. Por natyrisht, në radhë të parë do të kërkoj që të bëj ekipin të fitojë. Kjo them se është më e rëndësishme se gjithcka tjetër, pasi edhe duam të sigurojmë sa më shpejt kualifikimin për në fazën tjetër të Champions Ligës”.