Asllani projektohet titullar

Sport

Kristjan Asllani është rikthyer në Milano pas grumbullimit me skuadrën tonë përfaqësuese ku u aktivizua titullar kundër Izraelit dhe po përgatiet për supersfidën e së shtunës ndaj Romës. Gjasat janë të mëdha që për herë të parë në karrierë djaloshi shqiptar të nisë një ndeshje zyrtare në formacion me Interin.

Dëmtimi i Brozovic i cili do të mungojë për të paktën një muaj i ka hapur dyert 20 vjecarit elbasanas. Një nga arsyet se përse klubi zikaltër vendosi të shpenzoi rreth 16 milion euro për Asllanin ishte pikërisht për të pasur një zëvendësues për kroatin dhe me sa duket momenti ka ardhur.

Sipas raportimeve që vijnë nga mediat e gadishullit apenin, trajneri Simone Inzaghi po e projekton titullar mesfushorin e përfaqësueses tonë në kuadër të takimit kryesor të javës së 8-të mes Interit dhe Romës së Jose Mourinhos. Gjasat janë të mëdha që Asllani të formoj qëndrën e mesit të fushës sëbashku me Barellën dhe Mkihtaryan.

Deri më tani nuk ka patur shumë hapësirë për Kristjan Asllanin, i cili ka luajtur vetëm 23 minuta në kampionat të shpërndara në dy takime kundër Cremoneses dhe Spezias, teksa në Champions League ai ka zbritur në fushë vetëm 6 minuta ndaj Victoria Plzn. Tashmë ka ardhur momenti që djaloshi shqiptar të shpalosë potencialin e madh që disponon dhe ka shansin ta bëjë në “La Scalën” e futbollit në një ndeshje ku do të jenë të fokusuar sytë e miliona tifozëve.