Skuadra e Interit siguroi finalen e Ligës së Kampionëve pas 13 vjetësh pritje. Si pjesë e ekipit zikaltër, që për herë të fundit në këtë pikë ishte në 2010n, është kualifikuar edhe mesfushori shqiptar Kristjan Asllani. Lojtari me origjinë nga Elbasani do të jetë pjesë e finales së 10 qershorit në Stamboll, pavarësisht nëse do të zbresë apo jo në fushë.
Vërtet Momenti historik për lojtarin e Kombëtares kuqezi, i cili megjithëse nuk u aktivizua asnjë minutë në duelin e kthimit gjysmëfinal ndaj Milanit, u bë futbollist i parë shqiptar, që shkon në finalen e Champions-it. Menjëherë pas kualifikimit, vetë mesfushori 21-vjecar ka postuar një foto me familjen e tij, nga fusha e blertë e “San Siro”. Ai u shfaq në krahët e nënës, babait dhe vëllait të tij më të vogël.
Ndërkohë që në një intervistë të dhënë për kolegun e Artmotion, Arlind Sadiku, ai ka shprehur lumturinë e tij, duke thënë: SINKRON
“Është një sukses i madh, është viti i parë me këta lojtarë fantastik, kemi bërë një gjë fantastike. Ishte një ndeshje e vështirë e vështirë per neve, jam tifoz interist, t’i dëgjojë këta tifozë duke kënduar është kënaqësi për mua”. Skuadra e Simone Inzaghit është kualifikuar në finale, pasi e mposhti Milanin në të dyja ndeshjet, me rezultatin e përgjithshëm 3-0.