Asllani: Nuk largohem nga Interi

Sport

Kristjan Asllani në verën e këtij viti kreu një nga tranfserimet më të rëndësishme në historinë e lojtarëve të kombëtares shqiptare. 20 vjecari kaloi nga Empoli tek gjigandët e Interit duke instaluar një ndjenjë krenarie tek të gjithë shqiptarët. Për hir të së vërtetës ishte e ditur që në fillim që ai nuk do të ishte violinë e parë, por do të shërbente si një zëvendësues i Brozovic-it. Minutat nuk kanë qënë të shumta aq sa është përfolur se Asllani ka kërkuar të huazohet për të marrë më tepër hapësirë, por ka qënë vetë djaloshi kuqezi ai që ka mohuar gjithcka gjatë një interviste për prestigjozen “Gazzettadellosport”.

Mesfushori ka sqaruar se në asnjë moment nuk e ka menduar të largohet nga zikaltërit, qoftë edhe në formë huazimi dhe është gati që ti shërbejë 19 herë kampionëve të Italisë në pjesën e dytë të sezonit që do të rinisë më 4 Janar.

Asllani nuk ka nguruar edhe të theksojë pikat ku duhet të përmirësohet duke evidentuar fazën mbrojtëse si një element ku ai duhet të punojë më tepër, teksa kërkon që të përfitojë sa më tepër nga shokët e repartit, psh nga Calhanoglu e Mkhytarian synon në thonjza të “vjedhë” teknikën, nga Brozovic qetësinë, e shpirtin e garës nga Barella.

Në fund 20 vjecari shqiptar i është rikthyer rastit të famshëm që shpërdoroi me Barcelonën . Isha i demoralizuar dhe betohem që doja ta pasoja tek Mhkytarian, por u vonova shumë në zotërimin e topit – deklaroi Asllani.  Elbasanasi ka zbritur në fushë në 12 ndeshje me Interin, 6 prej të cilave në formacion teksa është ende në kërkim të golit të parë me zikaltërit.