Numri i futbollistëve shqiptarë që kanë luajtur në Itali është relativisht i madh dhe disa prej tyre kanë arritur të fitojnë edhe trofe. Pas Amir Rrahmanit, i cili ditë më parë e siguroi titullin e kampionit me Napolin, të mërkurën Kristjan Asllani e fitoi Kupën e Italisë me Interi.
Këtë trofe deri më tani e kanë në koleksionin e tyre pesë futbollistë shqiptarë. Konkretisht bëhet fjalë për Naim Kryeziu (Roma), Lorik Cana (Lazio), Thomas Strakosha (Lazio), Elseid Hysaj (Napoli) dhe së fundi edhe Asllani (Inter). Mesfushori ka 3 aktivizime me fanelën zikalër në Kupës së Italisë për një total prej 148 minutash, ndonëse për 120 minuta ka luajtur vetëm në fazën e 1/8-ave ndaj Parmës.
Ai ka marrë edhe përgëzimet e Presidentit të FSHF, Duka, dhe trajnerit Sylvinjo, të cilët kanë përshëndetur këtë triumf të lojtarit shqiptar, që pas Superkupës italiane, merr edhe trofeun e dytë për nga rëndëësia në futbollin italian.
Pavarësisht minutazhit të pakët në këtë sezon, për Kristjan Asllanin, ky trofe e bën mesfushorin e talentuar 21-vjeçar një nga pesë lojtarët shqiptarë, që e kanë provuar shijen e Kupës së dytë më të rëndësishme në futbollin italian, pas Serie A. Gjithsesi e ardhmja e Asllanit, në sezonet në vijim pritet të jetë edhe më e ndritur. E pse jo të mbushet me trofe të tjerë edhe më me rëndësi.