Për Kristjan Asllanin, sfida e së shtunës ndaj Italisë në Euro 2024 do të jetë një ndeshje kundër disa prej shokëve të Interit. Prandaj, ai mezi po e pret, pasi bëhet fjalë për një duel special, duke pasur parasysh edhe rëndësinë që ka një përballje e tillë në planin personal. Mesfushori doli mesditën e së premtesnë konferencën për media nga kampi kuqezi i instaluar prej disa ditësh në Kaiserau, përpara startit të fazës finale të Euro 2024.
Së pari, Asllani iu përgjigj pyetjes nëse disa nga lojtarët kuqezi e kanë pyetur për kundërshtarët italianë që luajnë tek Interi: “Ata janë të fokusuar te Italia, por kemi bërë shaka. Por, nuk është se kemi folur shumë. I njohim të gjithë ata lojtarë. Shumica jonë luan në Serinë A. Janë lojtarë të fortë. Italia është një Kombëtare e fortë. Mezi po e pres këtë ndeshje dhe mezi po pres të hyj në fushë”.
Si kanë shkuar përgatitjet dhe atmosfera brenda grupit? “Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim”. Italia rrezikon të jetë pa Barelan. Sa mund të ndikojë kjo? “Unë e njoh Barellan është një nga mesfushorët më të fortë në botë. Italia ka shumë mesfushorë, nëse nuk është Barella është Frattesi. Për mua nuk ndryshon asgjë, nuk duhet të fokusohemi vetëm te një lojtar. Grupi i Italisë është i forte…”, shpjegoi Asllani.
Gjithashtu, lojtari zikaktër i kuqezinjve shqiptarë vlerësoi me nota të larta përfaqësuesen italiane, duke e konsideruar si një ekip të fortë, ndërsa u shpreh se ekipi kuqezi po e analizon shumë mirë kundërshtarin. Përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Ka harmoni dhe pozitivitet, kjo është kryesorja. Të gjjithë jemi të fokusuar te ndeshjet. Kemi një sfidë me Italinë, po e studiojmë, po shikojmë video dhe po presim.– Italia është një nga Kombëtaret më të forta për mua. Ne i dimë se çfarë duhet të bëjmë, kemi edhe ne një mesfushë të fortë. Do të presim ndeshjen dhe ta shikojmë se çfarë do të bëjmë.