“Askush tek Real Madrid, nuk do të pendohet për blerjen e kartonit tim”. Këto janë fjalë të thëna nga Kylian Mbappe, i cili ka bërë një premtim të madh për klubin e e Los Blancos. Ndoënse ka shënuar 14 gola në 21 ndeshjet e tij të para me fanellën e bardhë, sulmuesi është kritikuar shumë për paraqitjet në fushën e lojës. Mirëpo, vetë futbollisti, në një dalje mediatike, ka bërë një deklaratë të fortë, duke dalë në ballë të zërave kundërshtues. “Unë mund të bëj më mirë se kaq. E di që kam më tepër potencial në këmbët e mia. Ndeshjet e fundit kam luajtur më mirë. Takimi ndaj Bilbaos mendoj së më bëri mirë, pasi preka fundin. Humba një penallti dhe ai ishte momenti kur unë e kuptova se duhet të jeppja gjithçka për këtë fanellë dhe duhet të luaj me personalitet. Dua të fitoj tituj në vitin tjetër. Ky është urimi im për 2025-tën. Askush në klub nuk do të pendohet për blerjen e kartonit tim”, ka deklaruar Kylian Mbappe.
Përtej nisjes së vështirë, 26 vjeçari ka shënuar në secilën prej 4 ndeshjeve të tij të fundit me fanellën e bardhë, çka mund të lexohet si një tregues i ngadaltë i gjetjes së formës më të mirë.