Arteta dorëzohet përballë Cityt: Nuk jemi në të njëjtën nivel

Sport

Mikel Arteta dorëzohet përballë superfuqisë së Manchester City. Ndonëse Arsenali qëndroi në vend të parë për 29 javë, u dorëzua pikërisht në momentin më vendimtar të sezonit, çka bëri që qytetarët të ngjiteshin të parët dhe të fitonin titullin e 3-të radhazi.

Në konferencën për mediat, trajneri I Gunners, Arteta ka thënë se City është fitues me merit I kampionatit, ndërsa skuadra e tij është shumë larg nivelit të ekipit që drejtohet nga Pep Guardiola. Madje, Arteta ka shtuar edhe një detaj tjetër, duke thënë se hendeku mes ekipeve, nuk mund të rregullohet për 3 muaj, duke marrë parasysh këtu periudhën e pushimit përgjatë verës dhe mundësitë e përforcimit në tregun e merkatos.

“Së pari, urime Cityt, ata janë kampionët e merituar të sezonit. Ishin aty për 38 javë, ndryshe nga ne që nuk ia dolëm dot. U kërkoj falje të gjithëve, sepse ngjallëm shpresë se mund t’ia dilnim, por nuk ia arritëm dot dhe kjo është përgjegjësia ime.

Më duhet të them se nuk jemi në nivelin e Cityt dhe për këtë duhet të gjejmë një zgjidhje. Me nivelin që kemi, nuk mjafton. Madje, situata nuk do të ndryshojë as në 3 muajt e ardhshëm”, ka lënë të kuptohet Arteta se edhe në sezonin e ardhshëm, skuadra e tij do të luftojë sërish, por ndonëse këtë herë krijuan pritshmëri, ata nuk mund të konsiderohen në asnjë mënyrë si pretendentë për të fituar titullin kampion.