Arsenali zyrtarizon blerjen e parë të merkatos së verës. Gunners kanë siguruar shërbimet e Kai Havertz, të cilin e blenë nga rivalët londinezë të Chelsea për shifrën e 70 mln euro. Në Emirates, lojtari ka nënshkruar një kontratë të gjatë,6 vjeçare.
Me 13 herë kampionët e Anglisë, gjermani do të mbajë veshur fanellën me numrin 29. Nga nënshkrimi me 24 vjeçarin ka mbetur mëse i kënaqur trajneri i skuadrës, Mikel Arteta, i cili është shprehur se Kai është një lojtar që do t’i shtojë më tepër kualitet skuadrës. Numri një i stolit të Gunners, e konsideron fantazistin tepër inteligjent, me një aftësi të përkryer në leximin e lojës dhe që di të përshtatet mjaft mirë në tapetin e vlertë.
Mirëpo, Arsenali nuk e ka mbyllur ende merkaton, por është duke u bërë gati për një tjetër transferim të bujshëm. Këtë herë fjala është për mesfushorin me tipare mbrojtëse, Declan Rice. Mesa duket, londinezët, e kanë fituar garën me Manchester Cityn në këtë aspekt, teksa ky “operacion” pritet të kompletohet për shifrën e mbi 100 milionë eurove.
Nga ana tjetër, lojtari tjetër i larguar nga Chelsea, Mateo Kovaçiç, është zyrtarizuar në radhët e Manchester Cityt, për shifrën e 30 milionë eurove. Kroati ka firmosur një kontratë 4 vjeçare me kampionët e Europës, teksa së shpejti do të nisë punën me skuadrën, për sezonin e ri futbollistik.