Arsenali vazhdon të kërkojë Aubameyangun, kyç për operacionin bëhet Giroud

Sport

Pierre Emerick Aubameyang

Vazhdon më tej përpjekja e Arsenalit për të angazhuar sulmuesin gabonez Pierre-Emerick Aubameyang. 28-vjecari ka prishur marrëdhëniet me Borussian e Dortmundit, kjo pas një sjelljes jo korrekte kundrejt stafit drejtues, por pavarësisht kësaj, verdhezinjtë nuk po lëkunden përballë ofertave në rritje nga anglezët. Sport-Bild raportoi se tashmë Arsenali ka vënë në tavolinë 50 milionë paundë, rreth 2 milionë më shumë se oferta fillestare prej 48 milionësh. Në Londër besojnë se gabonezi do të ishte zgjidhja e duhur për sulmin, pas largimit të Alexis Sanchez. Por situata duket komplekse. Eksperti i futbollit, Raphael Honigstein, ka raportuar se cdo gjë mund të zgjidhet nëse Aubameyang përfshihet në bisedimet për huazimin e Olivier Giroud te Dortmundi. Francezi kërkon më shumë hapësira, për të qenë i gatshëm për në botëror dhe skuadra e Peter Stogerit duket e gatshme ta mirëpresë. Mbetet për t’u parë se çfarë fundi do të ketë kjo histori, ndërsa në Londër tanimë interesohen edhe për mbrojtësin Jonny Evans të West Bromwich. 30-vjecari, ish-futbollist i Manchester United, ka refuzuar të ripërtërijë kontratën dhe shumë klube të mëdha po shohin nëse mund ta bindin atë që të ndryshojë skuadër.