Arsenali vazhdon ëndrrën për titullin kampion. Në javën e 27 të Premier League, Gunners, fituan 3-0 në transfertën londineze të Fulham, me golat e shënuar nga Gabriel, Martineli dhe Odegaard, që të 3 në pjesën e parë. Ndërsa vlen të theksohet fakti se në secilin prej golave, ishte Leandro Trossard ai që asistoi për shokët e skuadrës.
Në këtë mënyrë, Trossard është bërë lojtari I parë në Premier League, duke nisur që nga sezoni 2012/13, I cili shënon një 3 golësh dhe dhuron 3 asiste brenda një ndeshje, përgjatë një edicioni futbollistik.
Me këtë fitore, Arsenali kryeson tabelën me 66 pikë, 5 më tepër sesa ndjekësit e Manchester City. Njëkohësisht, kjo ishte fitorja e 100-të e Mikel Artetës si trajner I Gunners. Spanjolli e mori drejtimin e skuadrës në Dhjetor të 2019-tës. Që prej atëherë, ai e ka udhëhequr ekipin në 167 takime në të gjitha frontet, duke regjistruar 100 fitore, 24 barazime dhe 43 humbje.
Megjithatë, për 40 vjeçarin, një arritje e tillë nuk është aspak e veçantë, sepse në fund të fundit, 100 fitore, nuk mund të transformohen në një trofe të fituar.
“Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Jam I kënaqur, por fatkeqësisht, këto 100 fitore, nuk kanë vlerën e asnjë titulli, kështu që përpara, na pret një punë e gjatë”, ka cituar numri një I pankinës në “Emirates”.