Arsenali shenjestron Rafael Leao

Sport

Rafael Leao është një nga elementët e Milanit që ka më shumë merkato, për shkak të cilësive që disponon , por sigurisht edhe për shkak të moshës së re duke qënë që deri më tani ka festuar 22 ditëlindje. Në sezonin aktual ka realizuar 9 gola në kampionat dhe 3 gola mes Championsit dhe Kupës duke qënë shpesh herë vendimtar për kuqezinjte, por në krahun tjetër ka patur takime kur nuk shtë shfaqur në lartësinë e duhur, gjithsesi kërkesat për të nuk mungojnë.

Pas PSG dhe Wolverhampton, në skenë ka rihyrë edhe Arsenali. Sipas të përditshmes së njohur italiane “La Repubblica”, klubi  londinez është i gatshëm të përfshihet serish në garën për Leaon.

Mikael Arteta është në kërkim të një sulmuesi dhe reflektorët janë kthyer nga portugezi , i cili jo pak herë është krahasuar me një legjendë të Arsenalit si Tierry Henry, madje krahasime të tilla i ka bërë shpesh herë edhe vetë trajneri i  kuqezinjve Stefano Pioli. Largimi i Aubameyang dhe fakti që Lacazzette e Nketiah do të marrin valixhet ne verë sepse u përfundon kontrata, por edhe dështimi në garën për Vahovic ka bërë që “topcinjtë” të fokusohen tek futbollisti i Milanit.

Leao ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin italian deri në vitin 2024 dhe aktualisht dy drejtuesit e Milanit, Maldini e Massara po punojnë për ta shtyrë afatin deri në 2026-ën me përmirësim të pagës. Arsenali shfaqi interes edhe disa muaj më parë, por tashmë duket se klubi dhe trajneri janë edhe më të bindur për të shkuar drejt Rafael Leaos.