Arsenali në panic. Barazimi I fundit 2-2 ndaj West Ham United ka ngritur shumë pikëpyetje rreth çështjes së titullit kampion. Ndonëse në 10 minutat e para të sfidës, Gunners e panë veten në epërsi të dy golave, sërish nuk mundën ta siguronin dot fitoren.
Pa përgjegjësi nuk ka shpëtuar as Bukayo Saka, I cili kishte mundësi të shënonte të 3-tin dhe thuajse mund të kishte siguruar fitoren për skuadrën e tij, por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Pas përfundimit të sfidës, anësori I sulmit të Arsenalit, kërkoi ndjesë publike në rrjetet sociale për atë gabim, duke thënë se do të japë gjithmonë maksimumin për klubin nga Veriu I Londrës.
Kjo pikë e marrë ndaj West Ham ka lënë një shije të hidhur edhe tek trajneri Mikel Arteta, I cili pas ndeshjes është shprehur se ky mund të konsiderohet një gabim trashanik, që nuk duhet të kishte ndodhur në asnjë mënyrë.
Për herë të parë në historin e klubit, Arsenali ka shpërdoruar një avantazh prej dy golash në dy ndeshje të njëpasnjëshme. Kur ndodhemi 7 javë përpara fundit, kjo statistikë tregon se Arsenali ka filluar të ndiejë presionin e çështjes titull. Ndonëse për momentin, 13 herë kampionët e Anglisë mbeten të parët në renditje me 74 pikë, ata ndiqen nga City me 4 pikë më pak, por diferenca mund të shkurtohet më tepër, duke marrë parasysh që qytetarët kanë luajtur një ndeshje më pak.