Arsenali rinovon me mbrojtësin e shumëkërkuar

Sport

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, William Saliba, ka rënë dakord për një kontratë të re me klubin, me 24-vjeçarin që pritet ta nënshkruajë marrëveshjen në ditët në vijim, sipas David Ornstein.Saliba deklaroi se ishte i lumtur në Arsenal dhe i etur për të fituar trofe me klubin e Londrës veriore. Trofeu i fundit i Arsenalit ishte FA Cup në vitin 2020. Ai është lojtari i fundit i Arsenalit që ia ka kushtuar të ardhmen e tij klubit. Partneri i qendrës së mbrojtjes, Gabriel, nënshkroi një kontratë të re në qershor, ndërsa sulmuesi Leandro Trossard dhe Ethan Nëaneri dhe Myles Leëis-Skelly, gjithashtu kanë zgjatur kontratat e tyre në muajt e fundit.