Arsenali nuk ka marrë ende asnjë ofertë për Sanchez, Ozil apo Wilshere

Sport

arsenalioz

Arsenali nuk ka marrë asnjë ofertë as për Sanchez, as për Ozil dhe as për Jack Wilshere, kështu të paktën thotë Arsene Wenger. Ndërsa muaji janar ka nisur zyrtarisht edhe merkaton e dimrit, tre yjet e Topcinjëve të Londrës janë në fund të kontratës dhe janë të lirë të nënshkruajnë për cilindo klub tjetër me kusht që transferimi të kryet pas qershorit, në të kundërtën Arsenali duhet të vihet në dijeni nga të interesuarit të cilët duhet të paguajnë për t’i marrë shërbimet e tyre menjëherë. Alexis Sanchez vazhdon të përflietet se mund të kalojë te Manchester City, pavarësisht se Pep Guardiola tha pas barazimit me Crystal Palace se kileni do të mbetet në Londër. Në Angli janë të mendimit se gjërat janë ndryshuar tashmë pas lëndimit të Gabriel Jesus. Nevoja për zëvendësues mund t’i nxisë “The Cityzens” të angazhojnë Sanchezin, i cili mund të luajë edhe në Champions League, por për të tillë nevojë ata duhet të paguajnë. Ndërkohë edhe Ozil ka të njëjtën situatë. Ai përflitet se mund të kalojë te Manchester United, ndërsa ofertat për një kthim në Turqi kanë qenë të pafundme. Arsene Wenger duke folur në një konferencë për shtyp është shprehur edhe njëherë këmbëngulës se vullneti dhe dëshira e tij është që yjet e skuadrës të mos largohen. Duke treguar për mungesën e ofertave, cka lë të mendohet për një largim të tyre me parametër zero në fund të sezonit, Wenger u shpreh besimplotë se grupi do të dijë të reagojë ashtu sikurse ka bërë edhe në të kaluarën kur janë larguar yje të tjera.