Arsenali në telash për sulmues. Kai Havertz ka pësuar dëmtim të rëndë dhe do të mungojë të gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Në Dubai, atje ku Gunners ishin grumbulluar prej disa ditësh, lojtari gjerman, ka pësuar një tërheqje muskulore përgjatë një séance stërvitore me skuadrën e tij. Sulmuesi është rikthyer sërish në Londër me pjesën tjetër të ekipit, por gjendja e futbollistit është e rëndë.
Siç raportojnë mediat në Angli, lëndimi ishte mjaft serioz dhe Havertz mund të ketë nevojë edhe për të kryer një operacion. Thënë këtë, 25 vjeçari i ka dhënë fund të luajtur këtij edicioni futbollistik, ndërsa Arsenali tashmë ka mbetur pa një sulmues të deklaruar në organikë, duke qenë se edhe Gabriel Jesus është gjithashtu i dëmtuar.
Siç njoftohet, 13 herë kampionët e Anglisë, nuk kanë ndërmend të shqyrtojnë merkaton për të trasnferuar ndonjë sulmues me parametra zero, por kanë vendosur ta përballojnë këtë edicion futbollistik, me lojtarët që kanë në dispozicion.
Arsenali konkuron në Champions League dhe në Premier League, kështu që pa një sulmues në përbërje, vështirësia për trajnerin Mikel Arteta parashikohet të jetë e shkallës maksimale.
Deri në këtë fazë të sezonit, Kai Havertz kishte luajtur 34 ndeshje në të gjitha garat me Arsenalin dhe kishte shënuar 15 gola dhe 5 asiste.