Arsenali mund Manchester Cityn, në atë që ishte ndeshja më e rëndësishme e javës së 24 në kampionatin anglez të futbollit. Në Emirtaes, Gunners kanë fituar me rezultatin e thellë 5-1, duke dhuruar një paraqitje spektakolare për tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit. Një sukses i tillë, e ka ngjitur Arsenalin në kutoën e 50 pikëve, duke ëndërruar kësisoj deri në fund për titullin kampion. Kurse City mbetet në vendin e 4 me 41 pikë. Me këtë luhatje rezultatesh, kampionët në fuqi të Anglisë, rrezikojnë kësisoj edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm, pasi beteja me skuadrat e tjera, parashikohet të jetë mjaft e ashpër.
Në javën e 24, fitore me mjaft peshë ka arritur edhe Liverpooli, që në transfertë mposhti 2-0 Bournemouthin, duke u ngjitur kësisoj në kuotën e 56 pikëve në vendin e parë. Duke marrë parasysh këtë ecuri, The Reds duken të pandalshëm drejt titullit të 20 kampion në historinë e klubit.
Teksa tek Liverpool po shkon gjithçka për mrekulli, krejtësisht e kundërta po ndodh me rivalët e tyre historikë, Manchester United. Në javën e 24, djajtë e kuq u mposhtën 2-0 në shtëpi nga Crystal Palace, duke mbetur kësisoj në vendin e 13 të tabelës, në kuotën e 29 pikëve. Kjo ishte humbja e 7 e Untied në shtëpi nga 13 ndeshje të luajtura në Premier League. Një rekord kaq negative për klubin e kuq, nuk kishte ndodhur që nga sezoni i largët 1893/94.