Unai Emery pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i Arsenal. Siç raportojnë së fundmi mediat britanike, tekniku i PSG përgjatë këtij sezoni do të pasojë Arsene Wenger në krye të stolit të “topçinjve”. Ai ka mposhtur kandidaturat e forta të Mikel Artetas, Patrick Vieira edhe Luis Enrique dhe një konferencë pritet të mbahet nga ana e klubit londinez brenda kësaj javeje, ku do të konfirmohet edhe marrëveshja me trajnerin spanjoll. 46-vjeçari u largua nga PSG pas triumfeve në “Ligue 1” dhe kupën e Francës. Më parë ai ka drejtuar Sevillan, të cilën e udhëhoqi drejt 3 triumfeve radhazi në Europa League, nga viti 2014 deri në 2016-n.
Vendin e tij tek parizienët e mori Thomas Tuchel. Edhe ish-trajneri i Dortmund në fakt ishte përfolur më parë se mund të merrte stolin e Arsenal, por koha provoi të kundërtëtn.
Gjithnjë sipas mediave britanike, pas zyrtarizimit të trajneri të ri, drejtuesit e Arsenal do ta njohin edhe me buxhetin e klubit për merkaton verore, që do të nisë një kapitull të ri në historinë e saj, pas largimit të Arsene Wenger nga detyra e trajnerit, detyrë të cilën ai e ushtroi për plot 22 vite.