Arsenal, Stan Kroenke kërkon kontrollin e plotë të klubit

Sport

Stan Kroenke

Stan Kroenke është figura kryesore që qëndron pas klubit të Arsenal prej vitesh. Biznesmeni amerikan është president i skuadrës londineze dhe zotëron 67% të aksioneve të “topçinjve”.
Por siç raportohet së fundmi, 71-vjeçari Kroenke kërkon të ketë kontrollin e plotë të klubit, dhe për të arritur këtë, ai do të bëjë një ofertë për 30% të aksioneve të cilat zotërohen nga rusi Alisher Usmanov. Diçka më shumë se 600 milionë dollarë mendohet të jetë shifra që Kroenke është gati t’i paguajë Usmanov për kontrollin e plotë të Arsenal. Kroenke thuhet se ka vendosur të investojë tek skuadra londineze më tepër se sa në vitet paraardhëse, pasi synon që klubi të arrijë pas një kohe të gjatë tek trofetë.
Interesant është fakti se pak kohë më parë, edhe Usmanov kishte tentuar të rriste aksionet e tij tek Arsenal, duke ofruar rreth 1 miliardë dollarë, diçka që ishte ofruar pa u menduar nga e amerikanit Kroenke. 71-vjeçari u bë pjesë e Arsenal në vitin 2007, ku kishte disa aksione të vogla, por gradualisht ai mori shumicën e të drejtave të klubit, i ndihmuar edhe nga kompania e tij, KSE Corporation.
Në rast se blerja e 30% të aksioneve të mbetura shkon me sukses, atëherë vlera e klubit të Arsenal do të arrijë një shifër rekord prej plot 2.3 miliardë dollarësh. Marrja e kontrollit të plotë të Arsenal do ta ndihmonte edhe Kroenke të rriste edhe kapitalin e kompanive të tij, të lidhura në marrëveshje, që mund të shpërndahen me emrin e “Arsenal” në të gjithë globin.