ARSENAL – PSV, TS1 HD, 21.00

Sport

Mikel Arteta, trajner i Arsenal:

“Liga e Kampionëve është një kompeticion që neve na jep shumë entuziazëm. Kjo sfidë mund të na vendosë në një pozicion emocionues. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për të provuar të fitojmë çdo ndeshje, si në Premier League, edhe në Champions. A jam dorëzuar për një sezon pa trofe? Ne nuk jemi ende në atë pikë, ku të bëjmë bilance. Mënyra se si do ta përshkruaja dështimin do të ishte ndryshe nga e juaja, apo e dikujt tjetër. Tashmë jemi të përqendruar tek kjo sfidë me PSV, që e kemi vlerësuar, edhe pse fituam 7-1 javën e kaluar.

Në fundjavë, të gjithë e përfunduan ndeshjen kundër Manchester United. Kështu që unë pres që të njëjtët lojtarë të jenë në dispozicion. Gjithmonë ka vend për përmirësim dhe ne kemi folur tashmë për shumë situata, që mund të kishim bërë më mirë në ndeshjet e fundit.

Ben Ëhite? Ne duhet ta menaxhojmë atë shumë mirë, sepse ai kishte ende disa probleme për të zgjidhur, sa i përket ngarkesës. Ne jemi shumë të kujdesshëm, për t’u siguruar që kur të kthehet, ai tani mund ta mbajë atë nivel dhe nuk do të ketë më pengesa. A do të doja një çerekfinale me Real Madridin apo Atletiko Madridin? “Epo, që nga dita që ne i njohëm skuadrat në fazën e ligës, kemi shikuar javë pas jave kundërshtarët që kemi pasur përballë. Por kemi vëzhguar sigurisht edhe të tjerët përreth. Kështu që e kemi menduar edhe një përplasje të mundshme me Realin, ose Atleticon. Por vetëm kaq… Sepse na duhet të djersimë në fushën e lojës, të drejtën për të qenë në cerekfinale, e më pas do të flasim për kundërshtarin e asaj faze…”.

Ëilliam Saliba, mbrojtes i Arsenal:

“Pavarësisht rezultatit të ndeshjes së parë, të gjithë duam të luajmë, sepse bëhet fjalë për një sfidë të CHampions Leagvue. Luajmë në shtëpi dhe duam të fitojmë sërish. Mund të na japë më shumë besim në forcat tona dhe të na sigurojë kualifikimin. Kam thënë që mund të luajë edhe unë sulmues, por e thashë me shaka… Sigurisht që nëse do të jetë e nevojshme, edhe do të shkoja përpara të luaja në sulm, por ka lojtarë që mund ta bëjnë dicka të tillë më shumë se unë. Por po, nëse trajneri ka nevojë për mua aty, unë do të isha gati”.

 

Peter Bosz, trajner i PSV

“Kushdo që ishte ne atë ndeshje të javës së kaluar nuk do të dëshironte një përsëritje të asaj shfaqjeje. Ne ishim thjesht keq.  Sot duam të tregojmë se jemi më të mirë se aq. Kur do të isha i kënaqur ne sfidën e sotme? Nëse do ta kemi fituar ndeshjen. Kjo do të ishte një arritje e madhe. Kurse, kalimi në raundin tjetër, nuk e mohoj, se do të ishte një mrekulli, vërtet një mrekulli e madhe.

Kundër Heerenveen të shtunën, theksova se duhet të kemi guximin për të luajtur futboll. Dhe po ashtu jam duke e nënvizuar dicka të tillë edhe për këtë ndeshje. Ne duhet të qëndrojmë besnikë të parimeve tona, pavarësisht situatës në të cilën gjendemi, për shkak të asaj që ndodhi në javën e kaluar. POr sidoqoftë, jemi profesionistë dhe duhet të bëjmë detyrën edhe në këtë ndeshje. E

theksoj, duhet të tregojmë se nuk jemi ata që humbën 7-1.  Ne përpiqemi t’i parashtrojmë gjërat pozitive, për lojtarët, në mënyrë që ata, pavarësisht humbjeve, të vërejnë se ka gjëra inkurajuese në gjithcka që po bëjnë. Mbi të gjitha dua të theksoj faktin se gjithcka që kemi treguar përpara asaj që ndodhi ndeshjen e kaluar, është ajo që lojtarët tanë janë të aftë të bëjnë!”.

Armando Obispo, mbrojtës i PSV:

“Në këtë përballje të sotme duhet të luajmë për klubin, tifozët dhe veten tonë.  Duhet thënë në fakt se fushata e Ligës së Kampionëve shkoi mirë, deri në ndeshjen e fundit. Mirëpo tani duam ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme. Sigurisht që kemi  ndjenja hakmarrjeje. Them se do të ishte shqetësuese nëse nuk do ta kishim atë pas një disfate të atilla përmasave, me shifrat 7-1. Duhet të punojmë shumë kur nuk e kemi topin, ta kthejmë sa më shpejt situatën në favorin tonë dhe pastaj të mundohemi të rrezikojmë në fazën e sulmit. Mendoj se po punojmë shumë mirë në stërvitje dhe mbizotëron një atmosferë e mirë”.