Nëse ka një emër i cili këtë sezon ka marrë kritika të shumta në klubin e Arsenalit, atëherë ai është Mesut Ozil. Turko-gjermani nuk ka bindur me paraqitjet e tij, teksa përveç golave dhe asisteve, mesfushori në shumicën e sezonit është dukur jo shumë energjik në fushë. Arsenali pasi nuk u kualifikua në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm duhet të sakrifikojë për të balancuar financat dhe në këtë mënyrë kanë nxjerrë në merkato Ozilin. E gjithë kjo duket si një pretekst për të shpëtuar nga fantazisti. Ndërsa, Ozil ka edhe një kontratë të majme me ‘The Gunners’, e cila nuk është justifikuar nga 30-vjeçari. Tashmë, Arsenali po pret ofertën e duhur për të larguar Ozil.