Arsene Wenger, Arsenal: Për situatën që kemi, i vetmi avantazh është që s’kemi zgjedhje tjetër. Na duhet të sulmojmë dhe të përpiqemi të shënojmë gola. Duam që t’i japim vetes një shans duke sulmuar. Por përtej çdo gjëje që do të ndodhë, në këtë ndeshje luhet krenaria jonë dhe do na duhet të japim maksimumin përgjatë gjithë 90 minutave.
Per Mertesacker, Arsenal: Duhet që të tregojmë një fytyrë tjetër krahasuar me ndeshjen e parë, pasi atje i lëshuam gjërat dhe ata janë në një situatë të mirë tashmë, kështu që tani na takon neve që të bëjmë hapin e parë për t’i bërë tifozët tanë edhe njëherë krenarë.
Carlo Ancelotti, Bayern Munich: Sigurisht ata do të mundohen të na sulmojnë për ta zhbllokuar rezultatin sa më shpejt dhe për këtë do të përdorin të gjitha cilësitë që kanë për të na vënë nën presion, por ne nuk duam të ndryshojmë stilin tonë të lojës. Lojtarët mbeten të fokusuar. Atyre u duhet të jenë të përqendruar. Por them se në fushë s’na duhet të mendojmë shumë, por vetëm të domosdoshmet dhe të përpiqemi sa më tepër për t’i arritur ato që kemi në kokë.
Frank Ribery, Bayern Munich: Për Wengerin është një moment i vështirë. S’e ka aspak të lehtë. Por nuk duhet ta harrojmë se çka bërë dhe fituar ai në të kaluarën. Për mua është një trajner i shkëlqyer. E përgëzoj për karrierën që ka patur dhe them se ka ende dicka për të dhënë.