ARSENAL – ATL.MADRID, TS1 HD, 21:00

Sport

Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit:

“E dimë që do të jetë një ndeshje vërtet e vështirë, kështu që duhet të mendojmë për ta përballuar sa më mirë dhe të përgatitemi si duhet. Duhet të them se Atletico ka evoluar nga ekipi që ishin ndoshta një vit më parë deri tani, dhe mënyra se si mund të ndryshojnë gjithashtu në lidhje me kontekstin e ndeshjes është diçka shumë specifike për këtë ekip. Jam i lumtur kur shoh energjinë, përkushtimin dhe cilësinë e skuadrës. Kjo më jep bindjen se mund të shkojmë deri në fund, por çdo ditë duhet ta vërtetojmë këtë në fushë. Simeone? Ai është në nivelin më të lartë. Ajo që ka bërë që kur erdhi në klub ka qenë e jashtëzakonshme. Jo vetëm ajo që ka arritur, por edhe mënyra se si e ka bërë. Mendoj se identiteti që ai ka krijuar në klub, ekipi dhe fryma – janë shumë të thjeshta dhe të qarta për t’u identifikuar. Dhe kjo sepse trajneri është shumë i ngjashëm me ta. Kjo është jashtëzakonisht e vështirë për t’u arritur për një periudhë të shkurtër kohore. Dhe ta bësh këtë për 14 vjet, mendoj se ai ka qenë atje tani – është diçka e pabesueshme. Saliba bashkë me disa shokë të tjerë kanë parë vetë disa pamje të ndeshjeve të Atletikos. Jam shumë i kënaqur sepse nuk e inkurajova unë – erdhi gjithcka prej tyre, dhe kjo është gjëja më e fuqishme.  Më pëlqen ajo iniciativë nga lojtarët, dhe kjo të tregon se sa shumë e duan dhe sa të përqendruar janë.”

 

Mikel Merino, mesfushori i Arsenalit:

“Mënyra sesi stërvitemi këtu të bën të përshtatesh me çdo situatë në fushë. Natyrisht, ajo kohë e vitit të kaluar kur më është dashur të luaj si sulmues më ka ndihmuar shumë për të identifikuar se ku të pozicionohem në zonë. Jam i lumtur që po shënoj gola dhe shpresoj se mund të vazhdoj ta bëj këtë. Për mua ka qenë një fillim i mrekullueshëm i sezonit për ne. Por për të qenë i

sinqertë, gjëja më e rëndësishme është se si përfundon. Është mirë që jemi në një moment të mirë tani. Ekipi është plot vetëbesim dhe jemi në një seri të mirë për momentin. Por ky është një udhëtim i gjatë. Gjëja e mirë është se jemi mendërisht të gatshëm t’i qasemi dhe të japim më të mirën tonë”.

 

Diego Simeone, trajner i Atletico-s:

“Vijmë me shpresën për të bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe për të siguruar një fitore, që na duhet, si në planin psikologjik, ashtu edhe sa i takon rrugëtimit që po bëjmë në Ligën e Kampionëve, ku na nevojitet një sukses në transfertë. I afrohemi kësaj ndeshjeje të rëndësishme me intensitetin që meriton. Do të përballemi me një ekip shumë të fortë, me një stil loje dhe menaxhim të pabesueshëm të topit. Ata kanë një identitet që nuk e vënë kurrë në dyshim; përkundrazi, e përmirësojnë atë duke marrë atë që u nevojitet çdo sesion merkatoje.

Ata kanë luftuar gjithmonë deri në fund në sezonet e fundit të Premier League, duke demonstruar identitetin e tyre si ekip. Sot, me siguri do të përjetojmë një ndeshje me ritëm dhe intensitet të lartë. Ata janë gjithashtu shumë të mirë në mbrojtje. Me karakteristikat tona, me atë që kemi punuar, do të përpiqemi ta çojmë ndeshjen aty ku mund të shkaktojmë dëme për kundërshtarët tanë. A është një rezultat i mirë një barazim me Arsenalin? Nëse luajmë me 10 lojtarë për 80 minuta si herën e fundit, atëherë do të thoja ‘Po’…”.

 

Julián Alvarez, sulmues i Atleticos:

“Nuk e nisëm në mënyrën më të mirë sezonin, por tani skuadra po luan shumë mirë. Patëm disa lëndime në fillim, por mendoj se tani jemi në formë të shkëlqyer për të konkurruar me këdo. Mendoj se mund të fitojmë kundër çdo skuadre. Kemi një përbërje të shkëlqyer me lojtarë që luajnë prej vitesh në Champions League, por edhe elementë të rinj që janë mjaft cilësor. I gjithë grupi po bën shumë mirë tani. Jemi përmirësuar me kalimin e kohës dhe mund të konkurrojmë me këdo. Kjo do të jetë një ndeshje e rëndësishme, si për kundërshtarin ashtu edhe për kompeticionin ku marrim pjesë. Por ne duhet të përqendrohemi tek fitorja e çdo ndeshjeje. Në këtë format të Ligës së Kampionëve, është e rëndësishme të marrim pikë për të vazhduar rrugëtimin sa më larg”.

 

Koke, kapiten i Atleticos:

“Ata kanë një ekip të shkëlqyer, janë shumë të shpejtë në krahë, kanë nënshkruar një sulmues të shkëlqyer si Viktor Gyökeres, i cili jam i sigurt se do të shënojë shumë gola. Sipas mendimit tim, ata janë një ekip i shkëlqyer dhe një nga favoritët për të fituar Ligën e Kampionëve për shkak të mënyrës se si luajnë, numrit të rasteve që krijojnë.”

“Kohët e fundit ata nënshkruan një lojtar që më pëlqen shumë: Martín Zubimendi. Mendoj se e kanë goditur në shenjë me nënshkrimin e tij sepse ai po kontrollon gjërat [në mesfushë] së bashku me spanjollin tjetër Mikel Merino. David Raya gjithashtu luan rolin e tij në ndërtimin e lojës; jo vetëm që ndihmon me pritjet e tij, por edhe me topin në këmbët e tij.”

Arsenal ka ndërtuar një ekip vërtet të fortë. Ata ishin tashmë një ekip vërtet i mirë sezonin e kaluar, edhe nëse gjërat nuk shkuan për ta siç pritej. Megjithatë, është e vërtetë që ata kanë krijuar një projekt dhe mënyrë loje të pabesueshme, që kujton Arsenalin e vjetër të shumë viteve më parë.”