Arsenal, Ancelotti bie dakord të zëvendësojë Wengerin sezonin e ardhshëm

Sport

anceloti

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Arsenalit. Corriere dello Sport në Itali raporton se 58-vjecari ka arritur marrëveshjen me Topcinjtë e Londrës sipas një kontrate 4-vjecare prej 40 milionë eurosh. Kështu ish-trjaneri i Bayernit, Realit, PSG, Chelsea-it, Milanit dhe Juventusit, do të zëvendësojë pas 20 vitesh Arsene Wengerin. Ky raportim vjen pak javë pasi vetë Ancelotti qe shprehur në një emision televiziv se mbetet i përkushtuar për të trajnuar ende skuadra dhe se postin e një drejtori teknik si ai i kombëtares ishte dicka e largët për të. Në Angli shtypi i përditshëm ka nxituar të analizojë këtë raportim. Francezi, i cili këtë sezon theu rekordin e Sir Alex Ferguson duke drejtuar një klub për herë të 800 në Premier-League, mund apo jo të largohet në fund të sezonit? 68-vjecari dështoi për herë të parë ta kualifikonte Arsenalin në Champions League dhe deri më tani ka zhgënjyer më tej duke u eliminuar nga Kupa e Federatës. Megjithatë fakti se verën e kaluar nënshkroi një ripërtëritje kontrate deri në vitin 2019-të, sipas shtypit anglez e bën disi të vështirë situatën. Për Ancelottin do të jetë një rikthim në Londër pas 7 vitesh ku drejtoi me sukses Chelsea-in me një kampionat dhe një Kupë Federate. Për Arsenalin dhe Premier-League-ën merr fund një epokë, ndërsa nis një tjetër pasi kampionati pasurohet me një tjetër trajenr të madh, kampion i trefishtë në UEFA Champions-League, pikërisht trofeu që i ka munguar gjithmonë topcinjëve.