Arritje historike për Lazion dhe Fiorentinën në kampionat

Sport

Lazio mund të konsiderohet padyshim surpriza e këtyre javëve në Serie A. Në raundin e 13, kryeqytetasit e italisë, fituan me rezultatin 3-0 ndaj Bolognas në shtëpi. Momentet më të rëndësishme të ndeshjes ndodhën në pjesën e dytë, teksa Gigot, Zacagni dhe Bashiru ishin autorët e golave për ekipin e kaltër. Kjo ishte fitorja e 5 radhazi në kampionat e Lazios dhe e 9-ta në këto 13 javë, duke barazuar kësisoj nisjen e tyre më të mirë në Serie A, atë të sezonit 2017/18. Një ekip, që e nisi edicionin pretendime të mëdha, por që në fakt, rezultatet e deritanishme, kanë tërhequr vëmendjen e gjithëkujt. Për shkak të golavarazhit, ekipit i Baronit klasifikohet në vendin e pestë, mirëpo me 28 pikë, mirëpo diferenca nga kreu është vetëm një pikë. Në kushte si këto, në ambientin e të kaltërve të kryeqytetit, shpresojnë shumë që kjo ecuri të vazhdohet me këto ritme, dhe pse jo, të garohet për titullin kampion.Sakaq, përveç Lazios, një tjetër skuadër që po korr rezultate positive, është edhe Fiorentina. Vjollcët kanë gjithashtu 28 pikë, ndërsa në kampionat, vijnë nga 7 fitore radhazi, me të fundit të arritur ndaj Comos, 2-0 në transfertë. Një sukses të tillë, pra, 7 fitore të njëpasnjëshme, Fiorentina është duke e përjetuar vetëm për të dytën herë në historinë e klubit në Serie A. Fillimisht ka ndodhur në vitin 1960, nga muaji Shkurt, deri në Prill.