Armando Broja vijon të komentohet gjerësisht në merkato. Sulmuesi kuqezi ka një kontratë deri në vitin 2028 me Chelean, por mundësitë janë të mëdha që ai të largohet nga Stamford Bridge këtë verë. 22 vjeçari nuk duket të jetë pjesë e trajnerit të Bluve të Londrës, Enzo Marresca, me këtë të fundit, që beson më shumë në sulmuesit e tjerë të organikës, Jackson dhe Nkunku. Si përfundim, Broja nuk e shikon më veten pjesë e projektit të klubit nga Londra Perëndimore. Plot 22 milionë euro cilësohet kartoni i futbollistit shqiptar në merkato, e ardhmja e të cilit, duket e ndarë mes Anglisë dhe Italisë. Në Agnli, Evertoni dhe Brentfordi kanë shfaqur më tepër interes për shtatlartin e ofensivës, me dy skuadrat në fjalë që ndër të tjera, duan të përforcohen edhe me sulmues. Mirëpo, dëshira e vetë Brojës është të largohet nga ishulli. Synimi i 22 vjeçarit është të transferohet në skuadrën e Milanit. Përveç prestigjit që të jep fanella kuqezi, me 19 herë kampionët e Serie A, Broja do të ketë gjithashtu mundësi të luajë edhe në Champions League, në atë që është kompeticioni më spektakolar i klubeve në Europë, ëndërr e çdo futbollisti në botë për të marrë pjesë dhe për të lënë gjurmë. Se ç’të rejash do të kemi në lidhje me të ardhmen e Brojës, kjo mbetet për t’u parë vetëm përgjatë ditëve në vijim të merkatos së verës.