ARMANDO BROJA PERFUNDON NE RADARIN E KLUBIT PORTUGEZ

Sport

Ky sezoni i Armando Brojas te Çelsi ka qenë jo i lehtë. Më shumë, sulmuesi ka qendruar jashtë fushave,për shkak të dëmtimit të tij në fundin e vitit të kalaur. Tashmë aiështë në proces rikuperimi dhe duket se në sezonin e ardhshëm do të jetë gati në formën maksimale, me synimin e vetëm për të dhënë maksimumin pas një ndalese të gjatë. Edhe pse ka disa muaj që nuk zbret në fushë, asnjëherë nuk kanë munduar interesimet në adresë të Brojës. Tashmë pas ekipeve italiane, si Milan e Inter, në lojë kanë hyrë edhe nga Primeira Liga portugeze. Konrektisht, sipas medias portugeze “Bola Ne Rede”, është Sportingu që së fundi ka shprehur interes për  Brojan dhe kërkojnë ta sjellin në ekip në formën e huazimit gjatë merkatos së verës. Mësohet se presidenti i Sportingut, Federiko Varandas ka qenë në Londër ditët e fundit dhe ka pasur takime me Çelsin. Temë e diskutimit ka qenë pikërisht dëshira për të siguruar shërbimet e sulmuesit shqiptar, qoftë edhe në huazim. Kjo duke ditur që lojtarit i nevojitet të aktivizohet sa më shumë, për të rigjetur formën më të mirë fizike.

Broja, pas rikthimit nga dëmtimi, po vazhdon prej disa javësh periudhën e riftësimit, duke u stërvitur kryesisht në palestër. Skuadrës së Çelsit i ka munguar një sulmuesi si Broja, i cili mund të kishte qenë vendimtar për “blutë” e Londrës në këtë sezon të vështirë. Blutë e Londrës, në fakt janë në kërkim të një sulmuesi qendror, por nuk janë duke u nxituar pasi me ardhjen e trajnerit Poçetino në stol, argjentinasi mund do të jepte mundësinë Romelu Lukakut, që do të kthehej nga fundi i huazimit me Interin. Kështu, nëse do t’i besohej sulmuesit belg, atëherë drejtuesit londineze mund të lejonin edhe Brojën të rigjente formën e tij, duke shkuar pse jo për një sezon në huazim te skuadra nga Lisbona.