Arlind Ajeti rikthehet në Zvicër pas 3 sezonesh

Sport

ajeti zvc
Pas Mërgim Mavrajt, edhe një tjetër mbrojtës i Kombëtares shqiptare më në fund ka gjetur skuadër. Arlind Ajeti vendosi t’i japë fund ditëve të gjata të pritjes, duke zgjedhur të rikthehet pas 3 sezonesh në Superligën zvicerane. Pikërisht, aty në vitet 2011-2015 ka qenë pjesë e skuadrës së parë të Baselit, ku edhe është formuar si futbollist. 24-vjeçari më pas kaloi te Frosinone në Itali e më vonë në vitin 2016 te Torino, skuadër me të cilën nuk pati shumë sukses, aq sa u detyrua të luajë në huazim te Krotone gjatë sezonit të kaluar. Në skuadrën që ra nga Seria A, ai bëri 23 paraqitje që u vlerësua përgjithësisht në mënyrë pozitive. Ndërsa, pas shkëputjes me konsensus të kontratës, ai kishte mbetur lojtar i lirë.

arlind ajeti
Ajeti, me skuadrën zvicerane nga Zyrihu, ka firmosur kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi, edhe për dy vite të tjerë. Drejtori sportiv, Mathias ëalther u shpreh me superlativa për transferimin e Ajetit, duke thënë: ”Ne jemi të kënaqur me ardhjen e Arlindit. Ai sjell mjaft përvojë dhe mund ta ndihmojë skuadrën shpejt”. Në kampionatin helvet, tashmë Arlindi do të sfidojë si kundërshtar vëllain e tij Albian Ajeti, i cili është pjesë e Baselit. Për përballjen e parë mes tyre duhet pritur 27 tetori, atëherë kur është në kalendar Grasshoppers-Basel.