Arlind Ajeti, Krotone dëshiron ta mbajë

Sport

ajeti krotone
Gjatë sesionit veror të merkatos që nis praktikisht në fillim të qershorit, Krotone duhet të vendosë edhe të adhmen e disa lojtarëve që kanë ardhur në huazim. Mes tyre është edhe emri i Arlind Ajetit, mbrojtësit shqiptar, kartoni i të cilit është në pronësi të Torinos. Lojtari i ardhur në qershorin e kaluar në Krotone me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, ka lënë përshtypje pozitive. Prandaj nuk përjashtohet që të blihet përfundimisht nga klubi kalabrez. Natyrisht, rol të rëndësishëm në këtë drejtim do të luajnë edhe paraqitjet e Ajetit në ndeshjet e fundit, që do të jenë vendimtare sa i takon të ardhmes së Krotones në Serinë A.

ajeti121421
Gjithsesi pritet që qershori do të përcaktojë më shumë mbi qendrimin apo jo të Ajetit edhe për të paktën një vit me krotonezët. Pikërisht pas gati një muaji, dy klubet Krotone dhe Torino kanë programuar një takim, ku do të diskutohet pikërisht mbi mbrojtësin e Kombëtares kuqezi. Ajeti, sidomos gjatë fazës së dytë të kampionatit italian, nuk ka luajtur shpesh. Mirëpo gëzon pëlqimin e trajnerit Valter Zenga, i cili në disa raste e ka aktivizuar edhe si mesfushor, përpara mbrojtjes. Një rol ky që mund t’i japë Arlindi, më shumë mundësi aktivizimi në të ardhmen.