Arjen Robben e thotë shkoqur, Bayerni aktual nuk e ka të lejueshme të flasë për luftën për titull në Bundesligë. 34-vjecari ka thënë të tijën për gjendjen që kanë bavarezët, ku aktualisht gjenden 7 pikë prapa Dortmundit që kryeson kampionatin pas 11 javësh të luajtura. Që prej vitit 2012 Bayerni ka dominuar futbollin gjerman në mënyrë të padiskutueshme dhe fillimi i këtij sezoni as që parashikohej të ishte i vështirë për trajnerin e ri Niko Kovac. Por ja ku jemi 11 javë më pas dhe Bayerni ka pasur vazhdimisht luhatje deri te humbja më e fundit 3-2 me Dortmundin. Fakti se tanimë bavarezët gjenden në vendin e 5-të e bën të detyrueshëm sipas Robbenit që askush të mos flasë më për titullin, të paktën derisa gjëndja në renditje të mos e lejojë këtë gjë.
Sipas 34-vjecarit holandez të jesh kaq larg formës së pretenduar dhe pritshmërive që ka klubi e bën të detyrueshëm që secili në skuadër të punojë më fort për të përmbysur gjendjen. Ndërkohë edhe pse shumëkush në Gjermani e kanë vënë në diskutim trajnerin kroat, për Robben që kur Kovac ka mbërritur në Munich, ka pasur vetëm mbresa. “Ai është shumë shumë ambicioz dhe punon fort, ka një qasje prej fitimtari dhe këtë e ka treguar gjithmonë, por duhet thënë gjithashtu se nuk është e lehtë të jesh trajner i Bayernit” – ka thënë holandezi.