Argjentina mund Brazilin dhe kualifikohet në Botëror

Sport

Argjentina kualifikohet në Botërorin e 2026-tës në një mënyrë spektakolare. Në Estadio Monumental, kampionët në fuqi të botës, fituan 4-1 ndaj rivalëve të tyre historikë, Brazilit, në një ndeshje, të cilën e dominuan nga fillimi deri në fund. Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Guliano Simeone vulosën paraqitjen empatike të përfaqësueses albiçeleste.

Sa i përket Brazilit, në fushë, zbriti një skuadër relativisht pa eksperiencë me ngjyrat e kombëtares. Gjashtë lojtarë titullarë të 5 herë kampionave të botës, nuk kishin luajtur më shumë se 5 ndeshje me kombëtaren dhe ata ishin, Andre, Matheus Cunha, Bento, Joelinton, Murillo dhe Ëesley.

Në 4 përballjet e fundit, Argjentina ka dominuar ndaj Brazilit, duke fituar 3, ndërsa ka barazuar vetëm një herë pa gola.

Si pasojë e suksesit të fundit, Argjentina është skuadra e parë e Amerikës së Jugut që siguroi kualifikimin në Botërorin e 2026-tës. Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni kryeson renditjen me 31 pikë, 9 pikë më tepër se Ekuadori i vendit të dytë.

Ndërsa për Brazilin, kjo ishte humbja e 6 në këto kualifikuese dhe si pasojë, ekip i drejtuar nga Dorival Junior është në vendin e katërt me 21 pikë, po aq sa Uruguaji i vendit të tretë.