Argjentina kualifikohet në finalen e Copa America. Në gjysmëfinale, përfaqësuesja albiçeleste triumfoi 2-0 ndaj Kanadasë, duke shënuar nga një gol në secilën pjesë. Takimi u zhbllokua në minutën e 22, me Julian Alvarez, i cili shfrytëzoi në maksimum pasimin e mrekullueshëm të dhënë nga Rodrigo de Paul.
Kur nga rikthimi në fushë, kishin kaluar vetëm 6 minuta, Lionel Messi shënoi të dytin, duke devijuar një gjuajtje të Enzo Fernandez, ndërsa më pas, rezutlatin mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit. Ky gol, ishte i pari i Messit në Copa America për këtë edicion.
Kjo finale, është një konfirmim i formës së shkëlqyer që Argjentina po kalon, pasi kjo është finalja e dytë radhazi në Copa America, pas triumfit në 2020-tën, atëherë kur mposhtën 1-0 Brazilin në finale.
Pas suksesit në Botërorin e Katarit, Argjentina tashmë ka mundësi të shkruajë përjetësisht historinë, të fitojë trofeun e tretë radhazi madhor. Në finale, Messi me shokë, do të presin skuadrën që do të dalë nga çifti, Uruguaj-Kolumbi.