Argjentina konfirmon sërish Sampaolin si trajner të saj deri në 2019-ën

Sport

jorgeeee

Ishte personi më i kritikuar madje u konsiderua edhe më i urryeri, por ja që te Federata Argjentinase e Futbollit nuk e mendojnë kështu. Jorge Sampaoli do të vazhdojë e ta drejtojë përfaqësuesen “Albiceleste” pavarësisht rezultatit zhgënjyes që skuadra mori në Rusi 2018-të. Përmes një njoftimi Federata konfirmoi mbetjen në detyrë të 58-vjecarit edhe për edicionin e Kupës së Amerikës që zhvillohet në 2019-ën. Menjëherë shtypi sportiv e raportoi këtë vendim si të lidhur me kontratën që ka Sampaoli dhe kushtet financiare që parashikohen rreth prishjes së saj. Raportime të tjera e cilësonin një vendim të detyruar për faktin se nuk kishte alternativa se kush mund ta zëvendësonte atë.

jorge2

Sipas kontratës së Jorge Sampaolit, në rast të një shkarkimi ai do të dëmshpërblehej me plot 7 milionë euro. Kjo shpjegon edhe qetësinë e tij pas presionit mediatik dhe vendimin për të mos dhënë dorëheqjen. Tranzicioni me rinovimin e lojtarëve të përfaqësueses kaloi si mos më keq në Rusi. Pas një kualifikimi të vështirë nga faza në grupe, Argjentina e Messit u shpërbë nga një super-Francë në çerek-finale. Leo Messi u gozhdua nga kritikat, ndërsa raportimet për fraksione brenda skuadrës zunë faqet e para. Por pavarësisht një drejtimi të dobët për sa i përket menaxhimit të yjeve, Sampaoli duket se menaxhon më së miri marrëdhëniet me Federatën.