Argjentina fiton Copa America për vitin 2024. Në finale, përfaqësuesja albiçeleste fitoi 1-0 ndaj Kolumbisë, një ndeshje, ku për të përcaktuar ekipin fitues, ishte e nevojshme koha shtesë. 90 minutëshi i rregullt u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa duhet theksuar se në minutën e 66, Lionel Messi u detyrua të dilte nga fusha e lojës, për shkak një dëmtimi, çka bëri që më pas, numri 10-të, të vuante nga stoli, pasi donte me çdo kusht të ishte në fushë dhe të ndihmonte skuadrën e tij. vlen të theksohet se Messi, është bërë lojtari i parë në historinë e futbollit, i cili luan 7 finale me një kombëtare. Për t’u rikthyer tek ndeshja, e për të parë një gol, mendoi Lautaro Martinez. Në minutën e 112, sulmuesi i qendrës, dërgoi në rrjetë një passim të marrë nga Lo Çelso, që do të rezultonte gjithashtu edhe momenti më kulminant i ndeshjes. Përpjekjet e kolumbianëve më pas, nuk ishin të mjaftueshme për të ndryshuar diçka. Në të njëjtën kohë, kjo ishte humbja e parë e Kolumbisë pas 29 ndeshjesh, që nuk mundi të rikthehej dot tek trofeu, të cilin për herë të fundit e ka fituar në 2001-shin. Nga krahu tjetër, kohë të arta për Argjentinën. Kjo është Copa America e 16 në histori, duke lënë prapa Uruguajin me 15, e duke u bërë kësisoj përfaqësuesja me më shumë Kupa të Amerikës. Më tej, ky ishte suksesi i tretë radhazi madhor i Argjentinës, Copa America, Botëror dhe sërish Copa America, duke barazuar kësisoj rekordin që mbahej nga Spanja, Europian, Botëror, Europian.