Arabia Saudite “toka e premtuar” e futbollistëve

Sport

Arabia Saudite është kthyer në “tokën e premtuar” të futbollistëve. Paratë po rrjedhin si “lumenj” dhe pas Ronaldos e Benzemas një tjetër fubollist me emër dhe nga më të mirët në rolin e tij do ti bashkohet ligës arabe. Mediat raportojnë se Ngolo Kante ka gjetur dakordësinë me Al-Ittihadin dhe do të jetë një futbollist i skuadrës kampione në fuqi.

Francezi ka kryer edhe procedurën e testeve mjekësore dhe do të nënshkruaj kontratën multi-milionere. Kampioni i botës me Francën në 2018-ën dhe i Europës më Chelsean në 2021-in do të përfitoj plot 100 milion euro në sezon. Marrëveshja do të jetë dy vjecare dhe Kante do ti bashkohet shumë shpejt francezit tjetër, “topit të artë” në fuqi Karim Benzemas.

Ndërkohë që edhe klube të tjerë në Arabinë Sauditë kanë nisur të Lëvizin. Al-Hilali pasi ka marrë refuzimin e trajnerit të Juves Massimiliano Allegrit , synon që të përforcojë  sulmin me një emër si  Romelu Lukaku. Mediat ndërkombëtare raportojnë për një ofertë prej 20 milion dollarësh në sezon. Belgu nuk është kundër transferimit ne Arabi, por kërkon një ofertë më të majme, bisedimet janë në rrugë e sipër dhe nuk përjashtohet që në javët në vazhdim të gjendet edhe pika e parbashkët.

Një tjetër lojtar që mund ti bashkohet Ligës arabe është Luis Alberto. Mediat në Itali raportojnë se futbollisti ka marrë një ofertë prej 6 milion eurosh në sezon, teksa Lazios i janë ofruar 15 milion euro për kartonin e spanjiolit. Klubi që kërkon shërbimet e mesfushorit nuk është bërë i ditur, por nëse oferta merr përmasa zyrtare, ekziston mundësia që edhe  Luis Alberto të niset drejt “tokës së premtuar”.