Përveç transferimi të disa lojtarëve të rëndësishëm nga Europa, Arabia Saudite tashmë kërkon ta bëjë këtë gjë edhe me arbitrat. Sikurse nënvizohet në mediat italiane, sauditët, i kanë bërë një ofertë Daniele Orsatos, një prej bilbilave më të rëdësishëm, jo vetëm në Itali, por edhe në kontinentin e vjetër.
Bëhet fjalë për një propozim të lartë, një ofertë e cila, parashikohet të jetë dyfishi i asaj që Orsato përfiton në Serie A.
Arabia Saudite nuk është diçka e panjohur për Orsaton, i cili në muajt e parë këtij viti ka arbitruar në Lindjen e Mesme.
Në një situatë si kjo, mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë Orsato, por duke marrë parasysh që personazhi në fjalë, është drejt fundit të karrierës, nuk përjashtohet mundësia që t’i thotë po propozimit saudit.
Në përbërje, oferta arabe, i jep mundësinë Orsatos që të zgjedhë dy rrugë për të ardhmen. Ose të vazhdojë të arbitrojë për një kohë më të gjatë, ose duke nisur që nga viti 2024, të fillojë karrierën si trajner futbolli.
Në karrierën e tij të gjatë, që ka nisur në vitin 2006, Orsato ka arbitruar gjithësej një numër prej 590 ndeshjesh, 52 prej të cilave në UEFA Champions League dhe 281 në Serie A.