ANTONIO RUDIGER, MBROJTËSI I REAL MADRID:

Sport

“Për mua është një nder dhe një privilegj i madh që të përjetoj mbrëmje të tilla të Champions League në një stadium si Santiago Bernabeu. Ndihem pak nervoz, por emocioni është shumë i madh. Pjesë e stilit tim të lojës është që të dal përpara dhe të bëhem pjesë e sulmit. Më pëlqen të shënoj sa më shumë gola të mundem. Sezonin e kaluar realizova 5 gola. Uroj që këtë vit ta gjej rrugën e rrjetës më shpesh. Komunikimi në fushë me shokët e skuadrës është shumë i rëndësishëm për mua. Kjo gjë më vjen instiktivisht. Kështu kam vepruar përgjatë gjithë karrierës sime. Më pëlqen të jem një futbollist agresiv, pasi kjo është pjesë e karakterit tim. Megjithatë, nuk kam asnjë tendencë për ta dëmtuar kundërshtarin. Këtë e tregojnë edhe statistikat e mia. Në 5 vitet e fundit nuk jam ndëshkuar asnjëherë me karton të kuq. Sa i përket Leipzig, më duhet të them se ata janë një skuadër e rrezikshme, me lojtarë të shkëlqyer dhe që luajmë me mjaft intensitet.”