ANTONIO RIDUGER, MBROJTËSI I REAL MADRID:

Sport

“Ndeshjes së sotme, duhet t’i bëjmë një nisje më të mirë, krahasuar me atë në “Anfield”. Duhet të gjejmë ekuilibrin e duhur mes mbrojtjes dhe sulmit. Mendoj se 15 minutat e para do jenë mjaft të rëndësishme, për këtë arsye duhet të përpiqemi të mbajmë gjithçka nën kontroll. Nuk duhet të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur. Duhet të zhvillojmë një paraqitje, nga e cila, tifozët të mbeten të kënaqur. Duke marrë parasysh historinë e klubit, nuk është lehtë të luash këtu, sepse presioni është shumë i madh. Mirëpo, me kalimin e kohës, kjo është diçka me të cilën mësohesh dhe pak nga pak, përpiqesh të përmirësosh nivelin. Për mua ka qenë shumë e vështirë të luaja në Bernabeu në vitin e kaluar. Asnjëherë më parë nuk kisha përjetuar një përmbysje të tillë, sikurse ishte ajo e Real Madrid. U krijua një atmosferë mahnitëse dhe unë tashmë jam i lumtur që jam pjesë e këtij klubi.”