“Kthimi në San Siro ngjall një emocion të madh për mua. Këtu kam kaluar 2 vite intensivë dhe të bukur, gjatë të cilëve kemi arritur të bëjmë dicka të rëndësishme me Interin. Jo vetëm për mua, por edhe për lojtarët e mi është dicka e jashtëzanshme të luajnë në një stadium të tillë. Përballemi me kampionët e Italisë dhe e dimë sesa e vështirë është të fitohet Seria A. Kuqezinjtë mund të them se u treguan të jashtëzakonshëm sezonin e kaluar. Sot do të jetë me siguri e vështirë, pasi përballen dy skuadra që do të kërkojnë të kapërcejnë njëra-tjetrën. Nëse ke qëllim të arrish dicka të rëndësishme, duhet të kesh stabilitet. Nuk të lejohen oshilacionet përgjatë rrugëtimit tënd. Pikërisht, unë jam i përqendruar tek përmirësimi i ecurisë së skuadrës. Sigurisht që në këto kushte nuk është e lehtë të fokusohesh në cdo ndeshje me 100%. Futbollistët janë nën presion gjatë të gjithë kohës, gjë që nga njëra anë mund të jetë edhe një e mirë për disa prej tyre, por jo për të tjerët. Gjithsesi, synimi im është ta ndryshoj dicka të tillë. Kemi pasur probleme me vijueshmërinë në këtë sezon. Gjithmonë kam folur për dicka të tillë me lojtarët e mi. Mirëpo ka edhe faktor që nuk janë në kontrollin tonë, si për shembull dëmtimet e lojtarëve të rëndësishëm. Vec problemit me Loris në portë, kemi një mungesë të madhe sidomos në mesfushë, ku kemi humbur Bentankur. Kam disa opsione për ta zëvendësuar, si Dier, Skipp, apo Pape Sarr. Këta dy të fundit janë të rinj, por kemi besim tek ata”.