Antonio Conte i përgjigjet Beppe Marotas për çështjen e titullit kampion. Pak ditë më parë, Presidenti i Interit, Marotta, u shpreh në një dalje mediatike, se pretendenti kryesor për të triumfuar këtë edicion në Serie A, është pikërisht Napoli.
Në lidhje me këtë situatë, nuk ka vonuar as përgjigja e Contes. Në konferencën përpara ndeshjes me Lazion në Kupën e Italisë, timonieri i të kaltërve ka dhënë përgjigjen e tij. “Marotta mund të thojë çfarë të dojë, por mendoj se në fund të sezonit, nëse Interi nuk fiton titullin, atëherë ai nuk do të ishte i lumtur dhe sezoni nuk mund të quhej i mirë. E them këtë, sepse Marottan e njoh shumë mirë. Ata po përqendrohen shumë ndaj nesh, sepse në të vërtetë nuk kanë një skuadër tjetër që mund të rivalizojnë. Nëse në fund, Interi nuk fiton, atëherë ata do të kenë shumë pikëpyetje ndaj punës së tyre”, ka thënë Antonio Conte.
Kur në Serie A janë luajtur 14 javë, Napoli kryeson tabelën e klasifikimit me 32 pikë, një më shumë sesa Atalanta e vendit të dytë. Interi renditet i treti me 28 pikë, por zikaltërit tashmë kanë një ndeshje të prapambetur, atë me Fiorentinën.