“Himni i Champions League është një nga gjërat më madhështore që mund të dëgjoni përgjatë karrierës tuaj në futboll. Jemi vetëm 2 ndeshje larg realizimit të një ëndrre. Të gjithë lojtarët janë gati dhe duan të japin maksimumin për t’u kualifikuar në fazën e grupeve. Fakti që ndeshjen e parë e luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë, kjo na jep më tepër motivim. Sa i përket aspektit personal, gjithmonë kam shumë besim në vetvete. Nuk ka rëndësi nëse shënoj ose jo. Më e rëndësishme për mua është të punoj fort dhe të ndihmoj skuadrën. Për momentin jam i kënaqur për mënyrën sesi po më shkojnë gjërat dhe kjo më jep më tepër shtysë për të ecur përpara”.