Antoine Griezmann ka shprehur dëshirën për të rinovuar kontratën me Atletico Madrid. Marrëveshja aktuale e franezit me klubin spanjoll përfundon në verën e 2026-tës, por mes duket, ambicia e francezit është të qëndrojë në Metropolitano përtej kësaj date.
Në një konferencë mediatike, fantazisti është shprehur i lumtur për rinovimin e Simeones, duke thënë se ai është trajneri i duhur për të drejtuar një klub si Atletico, por më tej ka shtuar se tashmë ka ardhur momenti që të rinovohohet edhe kontrata e tij.
“Jam i lumtur që Simeone do të qëndrojë, sepse mendoj se është trajneri perfekt për këtë klub. Është një lajm shumë i mirë që palët kanë gjetur një marrëveshje bashkë. Tani është radha ime për të rinovuar”, ka thënë nënkampioni i botës.
Griezmann është duke përjetuar epokën e tij të dytë në radhët e Atleticos, me aventurën e parë që ndërpre në mes nga një transferim i lojtarit tek Barcelona, por që rezultoi i pasuksesshëm. Në total me Rojiblancos, 32 vjeçari ka shënuar plot 169 gola dhe është vetëm 4 gola larg për t’u bërë golashënuesi më i mirë i historisë se klubit të Atleticos.
Sa i përket këtij edicioni futbollistik në Spanjë, francezi është golashënuesi më i mirë i Atleticos në La Liga, me 8 finalizime, vetëm dy më pak sesa kryesuesi Jude Bellingham.