Anti-Serbia, Shqipëria ndryshon listën para nisjes

Sport

Kombëtarja shqiptare është nisur për Serbi, ku të shtunën luan sfidën e shumëpritur për eliminatoret e Botërorit 2026. Mungesat e fundit në ekipin kombëtar të Shqipërisë sjellë edhe një surprizë pozitive, me ftesën për ish-futbollistin e Ballkanit, Nazmi Gripshi, për ndeshjen kundër Serbisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit të martën pasdite. Gripshi është thirrur në vend të Adrion Pajzaitit, i cili është i lënduar, ndërsa një tjetër lojtar, Ardian Ismajli, u largua nga grumbullimi për të njëjtën arsye. Për mesfushorin 23-vjeçar të Astanas, kjo është hera e parë që grumbullohet me Kombëtaren e Shqipërisë. Sipas FSHF-së, Gripshi është me ekipin gjatë ditës së mërkurë dhe do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Serbisë dhe Jordanisë. Aktualisht, Gripshi po kalon një formë të shkëlqyer te skuadra e tij, duke shënuar 15 gola, dhe është golashënuesi më i mirë i edicionit aktual sa i takon elitës së futbollit të Kazakistanit. Ndërkohë që përsa kohë luajti në Kosovë nga viti 2021 deri 2024, Gripshi ishte një nga lojtarët më të mirë të kampionatit, ku me Ballkanin fitoi tre tituj kampioni, dhe luajti dy herë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.