E shtuna do të jetë me një tjetër përballje të vështirë për karrierën e Anthony Joshuas dhe për këtë vetë 28-vjecari anglez ka rrëfyer se po ndjen plot presione. Rivali i radhës nuk është i shumë-përfoluri Deontey Wilder, por 39-vjecari rus Alexander Povetkin. Shtatlarti britanik është kampion bote në kategorinë e peshave të rënda për federatat WBA, WBO dhe IBF dhe mundësia për të diskutuar një titull sipas Joshuas është një mundësi e artë për rusin. Povetkin, i njohur ndryshe si “Luani i Bardhë” ka një karrierë me plot fitore, 34 të tilla dhe vetëm 1 humbje, kundër Wladimir Klitschkos në 2012-ën. Si një kampion olimpik i Lojërave të Athinë 2004, ai njihet për potencën e tij në grushte dhe për faktin se në të kalaurën ka qenë gjithashtu kampion bote në WBA për vitet 2011-2013.
Përballë është Anthony Joshua, kampion Olimpik i Lojërave të Londër 2012 dhe me një karrierë që ka parë deri më tani 21 fitore dhe asnjë humbje. Me diferencën prej rreth 10 vitesh në moshë, është e qartë se për Povetkin kjo është mundësia e fundit për të diskutuar një titull kampioni në karrierën e tij. Po kështu ka zëra që flasin për ndeshjen e tij të fundit, por kjo gjë nuk ka gjetur ende konfirmime teksa trajneri i rusit, Rob McCracken këmbëngul se Povetkin ka një formë mbreslënëse fizike. Nga ana tejtër, Joshua, i cili dështoi të gjente një dakordësi me kampionin amerikan të WBC Deontey Wilder, po has mjaft presione. Në angli përballjen me Povetkin po e lakojnë si më të vështirë se sfida e fundit e AJ-it, ajo me Parkerin.