Anthony Joshua në UFC, ofertë prej 353 milionë paundësh nga Dana White

Sport

Anthony Joshua

Anthony Joshua mund të bëhet luftëtari britanik më i pasur i të gjitha kohërave. Kampioni i botës në peshat e rënda të WBA dhe IBF, sipas “Daily Telegraph” thuhet të ketë marrë një ofertë marramendëse nga presidenti i UFC, Dana White.
Në ndeshjen që Anthony Joshua do të zhvillojë kundër neozelandezit Joseph Parker më 31 mars, Dana White do ta ndjekë nga rreshti i parë i spkektatorëve, ku padyshim qëllimi është që pas ndeshjes t’i konfirmojë Joshuas dhe stafit të tij ofertën për të ndryshuar sport dhe për të kaluar në UFC.

Anthony Joshua9
Plot 353 milionë paundë thuhet të jetë oferta për të bërë AJ të firmosë kontratën që do ta kthente në një nga sportistët më të paguar në botë, pasi boksieri i lindur në Watford do të perfitonte edhe një pagë prej 35 milionë paundësh për 1 ndeshje të vetme në oktagon.
Një nënshkrim i mundshëm me 28-vjeçarin do t’i sillte jo pak përfitime kompanisë së drejtuar nga Dana White.
Burime pranë Joshua thonë se boksieri eshte i prirur të pranojë një ofertë të tillë nëse ai së bashku me promotorin e tij, Eddie Hearn, do të ulen në bisedime Dana White. Gjithësesi, gjithçka mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht pas 31 marsit, teksa AJ nuk ka mohuar kurrësesi edhe njëndeshje me një tjetër kampion të pamposhtur boksi deri më tani, Deontay Wilder.