Anthony Davis mbetet një nga basketbollistët më të mirë të viteve të fundit në NBA. Ne vitin e fundit, ai ishte një nga 3 kandidatët për të rrëmbyër çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit të rregullt, pasi shënoi një mesatare prej 23.4 pikësh e 10.3 zotërimesh të topit nën tabelë. 25-vjeçari aktualisht është pjesë e New Orleans Pelicans, por prej fillimit të verës përflitet se mund të kalojë tek një skuadër tjetër, ku një yll si Davis mund të tentojë të fitojë titullin kampion në NBA. Los Angeles Lakers kanë ndërmarrë një fushatë të tërë blerjesh gjatë kësaj vere në përpjekje për të ringritur skuadrën, ku u afruan emra si LeBron James apo Rajon Rondo.
Davis ka qenë prej kohësh në listën e dëshirave të drejtori të Lakers, Magic Johnson, por kërkesat e larta financiare mbetet një pikë problematike. Kalimi i Davis tek Lakers do të ishte një goditjë finale për Golden State Ëarriors, që ndoshta nuk do konsideroheshin më si favoritë. Por mediat amerikane kanë zbuluar së fundmi edhe një interesim të Boston për 25-vjeçarin. Së bashku me liderin e Celtics, Kyrie Irving, Davis do të formonte një dyshë ëndrrash, që mund ta çonte skuadrën nga Masaçusets në një tjetër nivel. Kështu lojtari mbetet i dyzuar mës dy nga skuadrave më të mëdha të NBA, dhe nga ajo që raportohet përtej Atlantikut, transferimi i mundshëm i Davis në një nga skuadrat në fjalë do të ndodhë brenda këtij viti.