ANTE ÇAÇIÇ, TRAJNERI I DINAMO ZAGREB:

Sport

“Kemi ende një mundësi për të luajtur në Europë, kështu që kemi ardhur këtë për të marrë një rezultat maksimal. Nuk kemi bërë mirë në ndeshjet e fundit, por normalisht që unë mendoj se duhet të nisemi nga takimi i parë në shtëpi që luajtëm ndaj Chelsea. Ata skuadra favorite në këtë ndeshje, por ky ishte çelësi i suksesit për ne në Zagreb. Në atë mbrëmje ia dolëm të fitojmë dhe falë atij trepikëshi kemi ende një mundësi për të luajtur në Europë. E gjithë skuadra është e motivuar për të dhënë maksimumin. Padyshim që do jetë e vështirë, sepse edhe Chelsea do përpiqet të marrë maksimumin ndaj nesh. Sonte pres një stadium të mbushur në kapacitetin maksimal, e rrethuar nga një atmosferë pozitive. Megjithatë, e kemi përgatitur sfidën në mënyrën më të mirë dhe kam besim se në fushë reagimi do jetë pozitiv nga ana jonë.”