“Milani është një ekip i organizuar mirë. Kanë ide të qarta dhe dinë se si të gjejnë njëri-tjetrin. Për më tepër, aty mund të veçosh disa individë që mund të bëjnë diferencën. Por nëse ne ia dalim t’i rezistojmë presionit të tyre, atëherë ata bëhen nervozë. Krahu i majtë i kuqezinjve është një nga armët e tyre më të forta. Për mua, Theo-Leao është ndër dyshet më të forta në botë. Në takimin e parë bëmë një punë të mirë ndaj tyre dhe besoj tek lojtarët e mi. E dimë që Milani dhe Chelsea shihet si favoritë për të vijuar në këtë kompeticin edhe gjatë pranverës, por për këtë kanë nevojë për fitoren. Pra, shumë gjëra, secila prej skuadrave të grupit i ka vetë në dorë. Në ndeshjen e sotme dua një mbrojtje të fortë. Nëse ia dalim në këtë aspekt, atëherë mund të shfrytëzojmë sulmuesit tanë për të shfrytëzuar kundërsulmet. Këto janë situatat që mendoj se do të na japin edhe shanset më të mira. Në ndeshjen e parë ndaj tyre, u ndëshkuam nga disa episode, disa gabime që mendoj se ishin mëse të shmangshme. Deri më tani them se kemi bërë një punë të mirë. Në fillim, askush nuk mendonte se ky grup do të ishte në këto pozita në javën e pestë. Mendoj se fakti që asnjë nga favoritët ende nuk është kualifikuar, do të thotë shumë.”