“Do të luajmë më në fund një ndeshje, që donim ta luanim aq shumë. Ky është shpërblimi ynë për fitimin e titullit kampion. Do të jetë një kënaqësi e madhe për ne dhe jam i sigurt që do të kemi përfitime nga një kompeticion si Champions League. Jo vetëm ne si skuadër, por edhe tifozët tanë që do të mund të shohin ndeshje të nivelit të lartë. Natyrisht që nuk jemi favoritët në asnjë prej ndeshjeve, por në cdo sfidë do të kërkojmë të luajmë shanset tona. Për fat nuk janë ndeshje me eleminim direkt, prandaj mendoj se vetëm mund të mësojmë nga cdo situatë që do të krijohet edhe në disfavorin tonë, apo edhe nga 90-minutëshat ku do të përballemi me ekipe të nivelit të lartë. Kovacic? E kam pasur nën drejtimin tim kur ishte 10 vjec. Që atëherë dallohej se ishte i talentuar. Di të them se e ka të ardhmen përpara dhe se është kthyer në faktor për lojën e Chelsea”.