Ansi Agolli prezantohet në ‘shqip’ me skuadrën amerikane…

Sport

agolli

Kështu është prezantuar përmes gjuhës shqip, Ansi Agolli te amerikanët e Neë York Cosmos, teksa ka zhvilluar edhe stërvitjen e parë me skuadrën e tij të re. Ndër të tjera, klubi në prezantimin e futbollistit shqiptar, publikoi disa statistika nga karriera e ish-lojtarit të Tiranës, që ka 73 ndeshje zyrtare me Kombëtaren shqiptare, duke përfshirë këtu dhe pjesëmarrjen në finalet e Evropian francez në vitin 2016. Ai vjen nga një eksperience 9-vjeçare në kampionatin e Azerbajxhanit me “Qarabag”, ku fitoi edhe pesë tituj kampionë. Ndërsa me këtë ekip debutoi dhe në grupet e Ligës së Kampionëve si dhe në Ligën e Europës.

250px AUT vs. ALB 2016 03 26 004 Agolli
Ndërkohë, në klubin amerikan sigurisht që janë shumë të lumtur që kanë afruar një futbollist me kaq eksperiencë sa Agolli. Trajneri Carlos Mendez u shpreh me superlativa për lojtarin shqiptar. “Në këto pak ditë që ka qenë këtu, cilësia e tij është e dukshme dhe tifozët e Kozmos do të argëtohen duke parë në këtë sezon. Pavarësisht të gjithë gjërave që ka arritur, ai mbetet një lojtar i përulur, i cili vjen të punojë ende me pasion të madh në stërvitje”, ishin fjalët e teknikut, i cili është tërhqeur nga futbolli 1 sezon e gjysmë më parë dhe me moshë është vetëm 2 vjet më i madh sesa Agolli.